Tronditet Vjena, 7 të vdekur pranë Sinagoges – dyshohet për pengmarrje
Kryeqendra e Austrisë, Vjena, është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku 7 persona dyshohet të kenë mbetur të vdekur dhe të tjerë janë plagosur, pas një sulmi pranë një sinagoge.
Mediat vendase raportojnë, se përveç sulmit, një pengmarrje ka ndodhur në një restorant. Një person i armatosur mendohet se ka kryer pengmarrjen.
Ministri i Brendshëm Karl Nehammer theksoi në një deklaratë se në ngjarje janë të përfshirë disa autorë.
“Autorët përdorën armë të rënda. Ata që janë në shtëpi duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata që janë në një pub duhet të qëndrojnë atje. Ju lutemi shmangni qendrën e qytetit”, tha ministri, ndërsa nuk donte të konfirmonte situatën e pengut, transmetojnë mediat.

