Trump: “Do të ketë shumë vdekje javët e ardhshme”

Presidenti amerikan Donald Trump tha në një konferencë për media se dy javët e ardhshme do jenë më të ashprat në luftën kundër koronavirusit dhe do ketë shumë vdekje.

Në konferencë e sotme, Trump pasqyroi një pamje të zymtë të dy javëve të ardhshme, por shtoi se do të ketë më pak vdekje nëse ndërmerren hapa të caktuar lehtësues.

“Kjo do të jetë ndoshta java më e vështirë mes kësaj jave dhe javës tjetër, dhe do të ketë shumë vdekje, për fat të keq”, tha Trump.

Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit kombetar te alergjise dhe semundjeve infektive ka bere thirrje qe te kete edhe me shume distance sociale qe te ndalohet shperndarja e virusit.

SHBA tani ka kaluar numrin e te infektuarve mbi 311 mij dhe mbi 8 mijë njerez kanë humbur jeten nga virusi korona.

Shtetet me qe kanë me shume te infektuar apo siç po quhen ndryshe hotspot janë New York, New Jersey, Michigan.