Trump e quan Zelenskyn “diktator”: Ka bërë një punë të tmerrshme

“Zelensky duhet të lëvizë shpejt ose do të mbetet pa shtet,” kështu shkroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në një postim në Truth Social, raporton BBC.

Duke e cilësuar Zelenskyn si “diktator”, Trump shkroi: “Unë e dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është i shkatërruar dhe MILIONA njerëz kanë vdekur pa nevojë.”

Trump thotë se ndërkohë, ShBA-ja është “duke negociuar me sukses për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.”

Trump sulmoi edhe Evropën, duke thënë se lufta në Ukrainë është “shumë më e rëndësishme për Evropën sesa për ne”.

Ai shtoi se Evropa ka “dështuar të sjellë paqe” në rajon.