Trump: Hormuzi është i hapur, ne i goditëm fort
“Ngushtica e Hormuzit është e hapur, ne i kemi bombarduar rëndë”, tha presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për NBC, transmeton Ansa.
Trump tha të dielën po ashtu se Shtetet e Bashkuara e goditën Iranin “shumë fort mbrëmë”, shkruan CNN.
“Me këta njerëz diçka nuk shkon,” i tha Trump gazetarit të CNN-it, Jake Tapper, gjatë një interviste të mëngjesit në emisionin “State of the Union”.
Ushtria amerikane njoftoi se goditi 140 objektiva ushtarakë iranianë në sulmet e saj të fundit, pas një sulmi ndaj një anijeje tregtare që kalonte në ngushticën e Hormuzit sulm për të cilin ajo fajësoi Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Kjo shënon raundin e tretë të sulmeve amerikane brenda një jave dhe vjen pasi udhëheqësit e të dyja vendeve lëshuan kërcënime publike.

