Trump i afrohet Bidenit pas fitores në Teksas

Kandidati republikan, Donald Trump ka fituar në shtetin e Teksasit. Me 38 vota të rëndësishme elektorale, ai bëri hapin e madh drejt afrimit në rezultatin e përgjithshëm me kundërkandidatin, demokratin Joe Biden, raporton AP.

Me këtë triumf, Trumpi arrin në 212 vota elektorale, duke iu afruar Bidenit që ka 223.

Kandidati që ka 270 vota bëhet president.