Trump: Krerët e Kosovës dhe Serbisë u përqafuan në Zyrën Ovale

“Kështu që iu thashë: ‘Dëgjoni, të bëjmë marrëveshje, marrëveshje ekonomike. Erdhën në zyrën time, Zyrën Ovale për të nënshkruar dhe ata po e përqafonin njëri tjetrin… ishte gje e bukur ta shihje, shpëtuam aq jetë”.

Kjo është deklarata e sotme e presidentit të SHBA’së, Donald Trump, para votuesve në Pennsylvania, lidhur me marrëveshjen ekonomike të nënshkruar më 4 shtator në Uashington, midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton Mediafokus.info.

“Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë që po vriteshin mes vete për shumë vjet, në Zyrën Ovale u përqafuan mes vete. Janë disi si izraelitët dhe palestinezët. Ishte gjë e bukur ta shihje”, ka thënë Trump./Mediafokus.info/