Trump: Nëse Irani sulmon amerikanët, do t’i kundërpërgjigjemi me armët më të mira
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se nëse Irani sulmon ndonjë bazë amerikane, ShBA-ja do t’i kundërpërgjigjet pa hezitim.
Tramp, në llogarinë e tij në Tëitter, ka shkruar se deri më tani ne jemi më të mëdhenjtë dhe më të mirët në botë.
“Shtetet e Bashkuara tashmë kanë shpenzuar dy trilionë dollarë në pajisje ushtarake. Deri më tani ne jemi më të mëdhenjtë dhe më të MIRËT në botë! Nëse Irani sulmon ndonjë bazë amerikane, apo ndonjë amerikan, ne do t’i dërgojmë disa nga pajisjet më të bukura dhe të reja drejt tyre… pa ndonjë hezitim”, ka shkruar Trump, përcjellë Mediafokus.info.
Kreu i forcës elitare të Gardës Revolucionare të Iranit, Gjenerali Qasem Soleimani, është vrarë nga forcat amerikane në Irak, derisa ishte duke udhëtuar me makinë për në aeroportin e Bagdadit, së bashku me forcat lokale të mbështetura nga Irani, kur ai u godit nga një sulm ajror amerikan./MediaFokus/