Trump përmend sërish Kosovën: Shpëtuam shumë jetë, ndalëm diçka që ishte gati të niset

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikol Pashinyan dhe Ilham Aliyev, nënshkruan një marrëveshje paqeje në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Uashington, pas pothuajse katër dekadash të një konflikti të përgjakshëm në Karabak.

E presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një konference për media përmendi sërish Kosovën, ku theksoi se ndaluan një konflikt dhe shpëtuan shumë jetë.

Trump gjatë konferencës përmendi konfliktin Indi-Pakistan, Kongo e Ruanda, etj, ndërkaq po ashtu foli rreth asaj se ka ndaluar një konflikt ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Serbia dhe Kosova. Ndalëm diçka që ishte gati të niste. Nuk na pëlqente aspak dhe shpëtuam shumë jetë”, u shpreh ai, transmeton telegrafi.