Trump – Zuckerbergut: S’do të ketë më darka me ty e gruan tënde kur të kthehem në Shtëpinë e Bardhë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të mbetet jashtë Facebookut për të paktën edhe dy vjet, ka njoftuar gjiganti i rrjeteve sociale të premten.

Kompania ka thënë se do të rishikojë vendimin më 7 janar 2023, por do të lejojë Trumpin të rikthehet vetëm nëse “rreziku i tij për sigurinë publike është tërhequr”.

Ish-presidenti lëshoi ​​një përgjigje të furishme pas vendimit të Facebookut, duke e quajtur pezullimin e tij të vazhdueshëm “një fyerje”. Ai gjithashtu paralajmëroi shefin e Facebookut, Mark Zuckerberg, se s’do të ketë më darka me të në Shtëpinë e Bardhë, duke nënkuptuar se ai do të kandidojë përsëri për president.

“Herën tjetër kur të jem në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë më darka, me Mark Zuckerberg dhe gruan e tij. Darka do të bëhet vetëm kur ai të kërkojë dhe do të jetë e gjitha biznes”, u shpreh Trump në një deklaratë të shkurtër.

Disa të tjerë kritikuan Facebookun se Trumpi meritoi dënim të përhershëm, transmeton Sinjali.