Trumpi e paralajmëroi Kosovën që të përgatitet, thotë Lutfi Haziri
Deklarata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, rreth dialogut Kosovë-Serbi, sipas deputetit kosovar, Lutfi Haziri, është paralajmërim për Kosovën, përkatësisht për elitën e saj politike, që të përgatitet mir për të mos u kapur në befasi nga rikthimi i rolit amerikan në procesin e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Flitej se Kosova s’ishte më prioritet dhe se Washingtoni e kishte harruar, por realiteti është ndryshe. Fatkeqësisht, qeveria aktuale ka ndërtuar raporte të kushtëzuara, që mund të sjellin probleme serioze. Duhet të bëhemi gati që sa herë që vije mundësia, të arrijmë e ta maksimalizojmë mbylljen e bisedimeve me njohjen reciproke”.
Presidenti Trump ka përmendur ndërmjetësimin e tij në raportet mes Kosovës dhe Serbisë si shembull të rolit të SHBA-së në parandalimin e konflikteve, ndërsa krahas përpjekjeve të reja për të arritur paqe mes tyre, ai ka permendur konfliktin Izrael-Iran.
“Pavarësisht krejt zhvillimeve në botë, luftërave Ukrainë-Rusi, Izrael-Gaza dhe Izrael-Iran dhe tensionet e mëdha që janë ndalur me ndërhyrjen e presidentit amerikan, Indi-Pakistan e Kazakistan-Armeni, ne kemi hyrë në grupin e shteteve që presidenti Trump do ta ketë rolin vendimtar”, ka shtuar mes tjerash Haziri.
Ndryshe, gjatë mandatit të parë të Trumpit, në Shtëpinë e Bardhë ishte arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht, përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit.

