Turmeriku dhe efekti i tij shërues tek kanceri i zorrës së trashë

Diola Dosti – Nutriciste 

India është vendi i cili konsumon më shumë turmerik (shafran) dhe prandaj ka shkallën më të ulët të prekjes nga kanceri kolorektal.

Kjo gjendje i dedikohet shafranit, substancë kjo e cila gjendet tek turmeriku, që ka veti anti-kancerogjene. Shafrani njihet si erëza e shëndetit në vendet aziatike.

Shumë e bukur për të qenë e vërtetë? Jo!

Sepse ka studime që e vërtetojnë këtë. In vitro dhe in vivo.

Nisur nga struktura e saj molekulare, sado shafran të konsumosh, një përqindje e tij e vogël shkon në gjak. Pjesa tjetër ku do kalojë? Sigurisht, në zorrën e trashë, aty ku mund të zhvillohen polipet kancerogjene.

Pavarësisht se në cilin stad është kanceri, shafrani arrin të reduktojë qelizat kancerogjene në zorrë të trashë me 40 për qind.

Po nëse polipet janë zhvilluar?

Gjashtë muaj përdorim i shafranit, së bashku me një tjetër fitonutrient që quhet quercetin, i gjetur tek qepa e kuqe, rrushi etj, ulë progresin e polipeve.

Po nëse polipet tashmë janë shndërruar në qeliza kancerogjene?

Atëherë shafrani duhet të përdoret pandërprerë 2-4 muaj.

Kush do të paguajë për patentimin e shafranit?

Edhe pse, në fund të fundit, natyra nuk ka nevojë të pantentohet!/Mediafokus/