Turqi: 5 të vdekur dhe 22 të plagosur nga rrokullisja e autobusit
Pesë persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën në një aksident të shtunën herët në mëngjes në Dijarbakir të Turqisë.
Mediat turke raportojnë se pesë persona, përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën ndërsa 22 të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përmbys në rrugë në Dijarbakır”, raporton kanali televiziv TRT Haber.
Sipas njoftimeve, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të rrugës së rrëshqitme, shkaku i shiut që ka përfshirë zonën.
Diyarbakır'da yolcu otobüsünün devrilmesi sonucu ilk belirlemelere göre 5 kişi öldü, 22 kişi yaralandı. Detayları @trthaber muhabiri Burak Dündar aktardı. pic.twitter.com/3QV62Cywow
— TRT Haber Canlı (@trthabercanli) January 7, 2023

