Turqi: Gjashtë të vdekur nga zjarret, mbi 300 të lënduar

Zjarret që shpërthyen të mërkurën në Turqi, kanë lënë 6 të vdekur deri tani, mbi 300 të lënduar  si dhe kanë detyruar evakuimin e fshatrave të tëra.

Agjencia shtetërore e lajmeve ‘Anadolu’ tha se numri i viktimave arriti në 6, pasi u gjetën trupat e pajetë të dy punëtorëve, të cilët kishin tentuar që të shuanin zjarret.

Anadolu tha se të shtunën ka shpërthyer një zjarr në qytetin turistik të Bodrumit, teksa mediat kanë raportuar se banorët janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe pushuesit nga hotelet.

Hetuesit kanë nisur punën për të parë nëse disa nga zjarret kanë qenë të qëllimshme.