Turqia numëron viktima të tjera nga përmbytjet

Është rritur në 57 numri i viktimave të përmbytjeve në provincat veriore të Turqisë, Kastamonu, Sinop dhe Bartin.

Siç njofton Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tani nga përmbytjet kanë humbur jetën 57 persona, 48 në Kastamonu, 8 në Sinop dhe 1 në Bartin, ndërsa 9 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale.

Në të tre provincat e prekura nga fatkeqësia natyrore vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe për heqjen e inerteve dhe në drejtim të përmirësimit të situatës.