Emma Morano: Nuk kisha burrë që të më bënte nervoz

Nëse dikush e di formulën se si mund të jetojë gjatë dhe të plaket e shëndetshme dhe aftë, ajo është Emma Morano.

Por, cili është sekreti i saj që jetoi 117 vjet?

Emma filloi të punojë kur ishte 14-vjeçe. Babai i saj u verbua gjatë Luftës së Parë Botërore dhe nuk mund të kujdesej për familjen.

Kur ishte e re, u dashurua me një të ri, që shkoi në luftë dhe kurrë nuk u kthye.

Emma Morano duhej të martohej sërish, prandaj i gjetën një burrë tjetër. Ai nuk i pëlqente. Ishte i dhunshëm.

Pas vdekjes së foshnjës së saj, ajo nuk mund të jetonte me një njeri të dhunshëm dhe e braktisi atë.

Ndarja zyrtare në Italinë Konservatore Katolike në vitet 30 të shekullit të 20-të nuk ishte e mundur, por Emma Morano ishte ende e divorcuar nga burri i saj.

Dhe jetoi vetëm dhe e lumtur deri në fund të jetës. Vetminë e konsideron çelës të jetëgjatësisë së saj Emma.

“Nuk kisha burrë që të më bënte nevrike”, kishte deklaruar ajo.