Vinçit i plasin frenat dhe futet në shtëpi, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Çorum në Turqi. Një person ka vdekur, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur teksa një vinçi i kanë plasur frenat është futur brenda një banese.

Sipas mediave turke, viktima është vetë shoferi i vinçit, Celal Eren, i cili pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Të dhënat paraprake tregojnë se shkak për aksidentin e rëndë ka qenë difekti me frenat e mjetit dhe humbja më pas e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vijojnë.

Ja video e ngjarjes se tmerrshme: