“Ty me t`pa vuaj më shumë” – një shpërthim i fuqishëm emocional nga Besart Berisha
Besart Berisha, këngëtar dhe kantautor nga Gjilani, rikthehet me premierën muzikore “Ty me t`pa”, të realizuar komplet në studion e vetë.
“Ty me t`pa vuaj më shumë vuaj…” i kushtohet një dashurie të dështuar, por që lë kujtime të thella e të paharrueshme mbrapa, një gëzimi të kthyer në lot…
Kënga vjen përmes një shpërthimi emocional të thellë dhe ka një mesazh të qartë, që Besi e sjellë dhe e përcjellë te publiku përmes një realizimi artistik mjaft unik.
Besart Berisha është një talent i lindur, me një vokal e fizik skenik që adhurohet dhe që premton shumë në të ardhmen.
Besi, si gjithmonë kreativ e kërkues në art, modest e ambicioz, ka marrë pëlqime të shumta me këngën e fundit “Ty me t`pa”, menjëherë pas lansimit të saj./Mediafokus.info/
