U ekzekutua me tre plumba brenda qelisë së tij

Arben Lleshi, u vra brenda qelisë së tij në burgun e Peqini, me 3 plumba nga Sokol Mjacaj, një vrasje e mirëmenduar dhe urdhëruar nga jashtë për qëllime hakmarrjeje.

Lleshi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrasjen e bashkëatdhetarit të tij në Agli , trupin e të cilit më pas e dogji.

Në lidhje me këtë ngjarje, në pranga ra edhe vëllai i Arben Lleshit, i cili ndihmoi vëllain e tij për fshehjen e provave.

Gazetarja, Klodiana Lala raporton se viktima në vitin 2018 ishte plagosur me thikë në burg, por në atë kohë, autoritet e hetuan si një sherr mes të burgosurve dhe jo si një tentativë për eliminimin e tij.