U kapën me 770 kg kokainë, shtyhet gjyqi ndaj shqiptarëve
Kanë dalë para gjykatës në Leuven të Belgjikës një bandë shqiptarësh, të cilët u kapën me 770 kilogramë kokainë.
Sipas gazetës NB, për një arsye të çuditshme, gjyqi është shtyrë.
Në sallën e gjyqit është paraqitur vetëm një përkthyes për gjashtë të akuzuarit. Pas 20 minutash seancë, përkthyesi është dorëzuar pasi nuk ia ka dalë.
Prokuroria po heton se përse nuk erdhën përkthyesit e tjerë.
Për shqiptarët pritet një dënim i rëndë, ndërkohë që prokuroria thotë se është qesharake kjo situatë.
Shqiptarët u kapën në mars me sasinë gjigante të kokainës, me një vlerë prej 40 mln euro.
(foto: arkiv)