‘U ndezën kandilat’
Shumica prej nesh kemi degjuar shprehjen ‘u ndezën kandidat’, por a e dini historikun e saj.
Dikur ndezja e kandilave ishte lajmëtare e kohës së fillimit të iftarit. Me të parë ndezjen e kandilave fëmijët vraponin nëpër rrugica duke bërtitur plot gëzim “U ndezën kandilaaat“ !
Kandilat përdoreshin për të ecur natën dhe për të ndiçuar rrugët e errëta. Por përdorimi i kandilave filloi më tepër në muajin e Ramazanit në Egjipt, e pastaj duke u përhapur thuajse në gjithë botën muslimane, ku është traditë edhe sot.
Kur kandilat ndizeshin me ardhjen e iftarit ato paralajmëronin ardhjen e natës, ndërsa vendosja e shumë kandilave, në shtëpi, në rrugë, përreth rrugës e në xhami, pos për ta shënuar në mënyrë festive Ramazanin, bëhej me qëllim që pas lodhjes së ditës, natës t`i jipet gjallëri e bukuri ndërsa besimtarëve energji dhe lumturi.
Pra, festohej ardhja e natës, që është koha kur agjëruesi e nxjerr bereqetin më të madh të adhurimit.

