U raportua e zhdukur, 15-vjeçarja nga Prizreni i lajmërohet familjes: Kam ikur me të dashurin
G. M. nga Prizreni që nga dita e premte është larguar nga shtëpia.
Ajo u nis për në shkollë, por që nga mësuesi u lajmërua se ajo kishte një javë që nuk shkonte në shkollë.
24 orë pasi u zhduk, 15-vjeçarja iu drejtua të ëmës me një mesazh se është mirë dhe të mos ta kërkojnë, njofton Klan Kosova.
Madje nënës iu tha se ka ikur me të dashurin e saj me dëshirë, por familja nuk ka informacion se ku gjendet vajza.
Rastin e 15-vjeçares familjarët e kanë raportuar edhe në polici, derisa këta të fundit janë duke u marrë me rastin.
Familjarët bëjnë apel që nëse dikush mund të ketë ndonjë informacion për vajzën t’i njoftojë.

