U shpall e vdekur, 74-vjeçarja dha shenja jete pak para ceremonisë mortore
Një histori e pazakontë është regjistruar në Nebraska, më saktë në kompaninë funerale “Butherus-Maser & Love Funeral Home”.
Një nga punonjësit po përgatiste trupin e Constance Glentz për varrim dhe më pas përjetoi tronditjen e jetës së tij.
Trupi është transportuar nga spitali pak më herët, ndaj është urdhëruar që të përgatitet për varrim. Para kësaj, mjeku ka nënshkruar certifikatën e vdekjes, raporton dailystar.
Megjithatë, një punëtor në shtëpinë e funeralit, në një moment, vuri re se 74-vjeçarja po merrte frymë dhe thirri policinë në panik, transmeton balkanweb.