E vrau fqinjin për tokën e varrit

Në qytetin e Korçës, Zamir Topi vret me sëpatë bashkëfshatarin e tij, Dashnor Osmani.

Një mosmarrëveshje rreth një hapësire varri, që kishte zgjatur 5 vite, përfundoi në vrasje.

Viktima dhe dorasi kishin varrosur afër njëri-tjetrit prindërit, njëri babain, kurse tjetri nënën.

Sipas dëshmitarëve, autori i krimit kishte kërkuar nga fqinji i tij, tani i ndjerë, që ta largonte varrin e babait nga ai i nënës së tij, sepse ishte shumë afër dhe për këtë i kishte dhënë një afat prej pesë vitesh.

Dorasi e kishte lënë atë vend për të atin e tij, që ta varroste pranë nënës.

Osmani nuk e kishte përfillur kërkesën e Topit dhe ky doli dhe e qëlloi për vdekje me sëpatë./Mediafokus/