UEFA dënon sërish Shqipërinë

Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar sërish nga UEFA. Vendimin e publikoi të dielën FSHF-ja. Federata Shqiptare u dënua me 47 mijë e 500 euro.

Gazeta e madhe spanjolle, Marca, i ka kushtuar një shkrim të gjatë Kombëtares së Shqipërisë, në prag të ndeshjes me Spanjën në “Euro 2024”.“Shqipëria, ekipi me

KOHA.net/04:31 PM
Dënimi është marrë për ndezjen e fishekzjarrëve, për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri, si dhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.

Me 2500 euro është dënuar për ndezjen e fishekzjarrëve, me 20000 mijë euro për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz si dhe me 25000 mijë euro për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Shqipëria në këtë Evropian është dënuar edhe me 37 mijë e 375 euro në ndeshjen ndaj Italisë. Dënimi i përgjithshëm nga të dyja rastet ka mbërritur shifrën e 84 mijë e 875 euro.