UEFA heq kufizimin për pjesëmarrjen e publikut në ndeshje

Një lajm i mirë për tifozët është bërë me dije këtë të mërkurë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, e cila ka hequr kufizimin për pjesëmarrjen 30% të spektatorëve nëpër impiantet europiane.

Lajmin e publikoi vetë FSHF përmes një komunikate për shtyp.

Vendimi për lejimin e spektatorit totalisht do të jetë nën përgjegjësinë ekskluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare.

Në këtë vendim është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021.

Një tjetër vendim në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-sishte zgjatja e afatit për pesë zëvendësimet në një ndeshje.

Pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të  zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022.

Në këtë ndryshim përfshihet edhe UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nations League në tetor 2021 dhe ndeshjet e Play off-it të UEFA Nations League në mars 2021. Pika e fundit ishte përcaktimi i skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës të femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022.

Pas anullimit të Kampionati Europian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koeficentit në raudin kualifkues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth World Cups. Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Hollanda.