UEFA: Këto janë tri shtetet me të cilat Kosova nuk mund të luajë në botëror
Kosova do të jetë pjesë e garës kualifikuese për botërorin e Katarit i cili pritet të zhvillohet në vitin 2022.
Kosova deri tani e di se cilët nuk do të jenë kundërshtarët e saj në këtë garë.
Për shkak të konflikteve politike dhe luftërave, UEFA ka bërë një listë të shteteve të cilat nuk do të mund të ndeshen në mes vete.
Duhet theksuar se ky rregull, Kosovës i ndalon të përballet me tri shtete të kontinentit europian, dhe ato janë, Bosnja e Hecergovina, Serbia dhe Rusia.
Përveç Kosovës, kjo pikë u ndalon të ndeshen mes vete Azerbajxhani-Armenia, Spanja-Gjibraltari dhe Rusia – Ukraina.


 
 
 
						 
						