“Ujë shërues pë sy” shitet për 30 euro, por sipas AI produkti nuk është i miratuar nga asnjë autoritet shëndetësor
Qytetarët e Kosovës dhe jo vetë, po vazhdojnë të mashtrohen hapur me produkte të ndryshme, kryesisht shëruese, por që nuk kanë mbështetje shkencore.
Këtyre ditëve bie në sy një reklamë “Ujë Shërues për Sy”.
SUPER OFERTË – 1+1 FALAS – vetëm 30 Euro.
Zbuloni fuqinë natyrale të një uji të rrallë që vjen nga thellësitë e një shpelle në Francë — i njohur për vetitë e tij mahnitëse në përmirësimin e shikimit.
Ky eliksir i çmuar ndihmon:
• Personat me shikim të dobët
• Ata që vuajnë nga verbëria e pjesshme
• Dhe ata që kanë “pelhura” apo mjegull në sy
Një ujë i rrallë, 100% natyral dhe shërues
Eshtë e çuditshme që komentuesit e lavdërojnë këtë ujë. Duket qartë se ata janë të porositur, mbase edhe të kompensuar, sepse nuk ka si të mos jetë asnjë koment negativ.
Ne E kemi provuar te “mjalti i bardhë”, duke treguar se qytetarët po porosisin mjaltë të bardhë dhe po marrin mjaltë të zezë dhe komeni na është fshirë menjëherë.
Policia e Kosovës duhet t`i hetojë ofertat online, si kjo për ujë shërues, apo atë për mjaltë të bardhë dhe të mos lejojë mashtrimin e qytetarëve hallexhinj.
Në përgjegjësi duhet të merren edhe ata që kontribuojnë në mashtrim përmes komenteve pozitive, nëse ato komente nuk janë të sajuara nga kompania, ose grupi që ofron produktin.
Ne iu drejtuam AI (Intelegjencës Artificiale) në lidhje me njohuritë që mund të ketë për këtë ujë shërues dhe morën këtë përgjigje:
Pretendimet për “ujë shërues” që përmirëson problemet e syve si verbëria apo mjegulla nuk janë të mbështetura nga shkenca mjekësore pa prova klinike.
Nëse ky ujë vërtet do të kishte efekte të tilla mrekullibërëse, do të ishte i miratuar nga autoritetet shëndetësore (si EMA ose FDA) dhe do të përdorej në mënyrë të gjerë nga okulistët.
Vendosja e substancave të paautorizuara në sy mund të jetë e rrezikshme.
✅ Këshillë profesionale:
Për çdo problem me shikimin, konsultohuni gjithmonë me një okulist të licencuar. Mos vendosni asgjë në sy pa miratimin e një mjeku, edhe nëse është “100% natyrale”.
Pas shqyrtimit të informacionit të disponueshëm, nuk kam gjetur asnjë produkt të njohur ose të verifikuar shkencërisht që përmban “ujë shërues për sy” të nxjerrë nga një shpelle në Francë.
Asnjë burim i besueshëm nuk e mbështet ekzistencën e një uji të tillë me vetitë e pretenduara për përmirësimin e shikimit.
Për më tepër, asnjë autoritet shëndetësor i njohur nuk ka miratuar një produkt të tillë.
Këshillë e rëndësishme: Për çdo problem me shikimin, është thelbësore të konsultoheni me një mjek oftalmolog të kualifikuar.
Mos përdorni produkte që nuk janë të miratuara nga autoritetet shëndetësore, pasi mund të shkaktojnë dëme të përhershme në shikimin tuaj.

