Ukrainë: 220 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 400 të tjerë janë plagosur

Në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila po vazhdon që nga 24 shkurti, po shtohen edhe viktimat civile.

Në deklaratën e bërë nga Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, thuhet: “Më shumë se 626 fëmijë u prekën nga sulmet e Federatës Ruse në Ukrainë. Sipas të dhënave zyrtare, 220 fëmijë humbën jetën dhe mbi 406 fëmijë u plagosën.”, përcjellë trt.net

Gjithashtu në deklaratë thuhet se shifrat nuk janë të dhënat e fundit dhe se puna në zonat e çliruara vazhdon.

Si pasojë e sulmeve të Rusisë u dëmtuan gjithsej 1.584 institucione arsimore, 118 prej të cilave u shkatërruan plotësisht.

Një djalë 15-vjeçar humbi jetën dje në sulmin me raketa në Odessa.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se ushtria ruse humbi rreth 24.200 ushtarë, 194 avionë, 155 helikopterë dhe 1.062 tanke.

Në një deklaratë për humbjet e ushtrisë ruse nga 24 shkurti deri më 3 maj, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse, e cila sulmoi Ukrainën, humbi 400 ushtarë të tjerë në 24 orët e fundit.

“Ushtria ruse humbi gjithsej 24,200 ushtarë dhe u shkatërruan 194 avionë, 155 helikopterë, 1.062 tanke, 2.567 automjete të blinduara, 475 topa artilerie, 162 sisteme raketash dhe 80 sisteme të mbrojtjes ajrore”, thuhet në deklaratë.

Forcat ruse humbën gjithashtu 1.843 automjete, 10 anije dhe skafe të lehta dhe 291 mjete ajrore pa pilot.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria ruse e Mbrojtjes më 25 mars, ishte njoftuar se 1.351 ushtarë rusë u vranë në Ukrainë.

Ushtarët rusë filluan një sulm në Ukrainë më 24 shkurt.