7 mijë ushtarë rusë u vranë, qindra u zunë rob
Në ditën e shtatë të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ky shtet ka bërë publike numrin e ushtarëve të vrarë rusë.
Këshilltari ushtarak i Zelenskyt, Oleksiy Arestovch, tha se 7 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve në Ukrainë, ndërkohë që ka theksuar se qindra ushtarë të tjerë rusë janë zënë rob.
Ndërkohë, Rusia pretendon se janë vrarë afro 500 ushtarë rusë. /mediafokus.info/