“Nga një djalosh i dobët në një President të frikshëm”
Presidenti Vladimir Putin ka pasur shumë fytyra përgjatë këtyre viteve, duke arritur të shndërrohet nga një djalosh i dobët në një burrë me shikim të ftohtë, por thuhet se nuk i ka ardhur as nga plakja e hijshme e as nga ushtrimet fizike.
Të hënën, mjeku Lord Oven pretendoi se armiqësia e Putinit ndaj Ukrainës ishte ndikuar nga marrja e steroideve, të cilat e kanë rritur agresivitetin e Presidentit.
“Shikojeni fytyrën e tij, shikoni si ka ndryshuar, ai tani ka një fytyrë ovale,” tha ish-deputeti laburist për Times Radio.
“Nuk besoj shumë tëk operacionet plastike, me shumë mundësi janë steroide si të atyre të bodybuilder-ave. Nëse merrni ato steroide,kjo do të jetë pamja që do keni,” tha ai.
“Mendoj se personaliteti i tij ka ndryshuar, por mos pandehni se është i çmendur”. Në vitin 1972, Putini i atëherëshëm 22-vjeçar, ka një foto e cila përdoret edhe sot për të treguar rininë e tij.
Kirurgu më i mirë estetik, Gerard Lambe, tha më parë se fytyra e Putinit demonstroi shenjat e kirurgjisë estetike në vitin 2019.
7 vite më parë ai dukej më i plakur, ishte më i dobët, ndërsa tani ekipi i tij, ka bërë një punë të mirë me përmirësimin e imazhit të presidentit rus, tha ai.
Putin gjithashtu nuk është as i turpshëm para kamerave, shpesh kujdeset që të fotografohet duke pasur një qëndrim “macho”.
Në vitin 2009, një foto e tij hipur mbi një kalë bëri bujë, në rajonin Tuva të Siberisë. Kjo foto e tregon atë si një President të fortë, burrëror.
Pak më vonë, një foto tjetër e tij duke gjuajtur për peshk qarkulloi, gjatë një udhëtimi me Princin Albert të Monakos.
Putin ka treguar dhe anën e tij sportive, duke hipur mbi motora Harley Davidson apo duke praktikuar shpesh sporte të ndryshme, i preferuari i tij është xhudo. Nuk mungojnë as pamjet e Presidentit nga palestra, si për të dhënë idenë, se ai është gjithnjë në formë, transmeton shqip.