Ulje rekorde e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar ulje rekorde të të infektimeve në në 24 orët e fundit qysh nga fillimi i pandemisë Covid 19, raporton Mediafokus.info

Shefja e inteligjencës në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, deklaroi se në orët e fundit nga 168 testime të kryera, u konfirmuan vetëm 2 raste pozitive në Durrës dhe 12 qytetarë të shëruar.

Tomini tha se në vend vazhdon prezenca e rasteve sporadike, prezenca e vatrave dhe nuk vërehet qarkullim i dendur në popullatë./mediafokus.info/