Unë besoj te Presidenti, ai është epokë
Bujar Nevzati
Intervistimi 4-ditor i Presidentit Thaçi, ishte një përpjekje e radhës për ta zbehur imazhin e tij, pas kumtesës amatoreske të 24 qershorit 2020.
Por nga ana tjeter, ky intervistim e fshiu dilemen dhe pandehmën e kundërshtarëve të egër të Presidentit Thaçi, se ka qenë i intervistuar në Hagë në fshehtësi.
Madje, hoqi dilemën më të poshtër të mundshme, atë se gjoja të gjithë shokët e luftës i çoi në Hagë, për të shpëtuar lëkurën.
Jo, Presidenti nuk jeton me situata të kurdisura. Heqja e kësaj dileme ka rëndësi të madhe ashtu si pandehma tjetër lidhur me gjoja marrëveshjet sekrete për ndarje ose shkëmbim territoresh.
Të gjithë faktorët relevantë e përgenjeshtruan tezën se Hashim Thaçi ka bërë biseda sekrete për shkëmbim teritoresh a lojëra të tjera me kufijtë e vendit tonë.
Njeriu me trashëgimi të pasur politike dhe të arritura të larta në planin nacional, nuk ka kurrfarë motivesh ta tradhtojë identitetin e tij.
Presidenti ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i çlirimit të Kosovës, sinonim i burrështetasit që nuk prodhon shpesh historia.
Presidenti do të tejkalojë sfidat, sado të rafinuara dhe të mëdha që të jenë.
Një jetë për Atdhe nuk hidhet dëm as lehtë, as shpejt. Besoj në Presidentin Thaçi! Besoj në vlerat e Ushtisë Çlirimtare të Kosovës! Besoj në shtetin tim, Kosovën!
Po e përfundoj këtë shkrim me fjalët e të madhit Kadare: “Presidenti Thaçi nuk është politikan i rëndomt, është epokë….”