“Unë ju dua të gjithëve” – ky ishte reagimi i burrit kur kuptoi se ishte shpëtuar edhe vajza

Ekipet e urgjencës që kanë punuar gjatë gjithë natës në qytetin e Antakias nxorrën nga rrënojat e një ndërtese një vajzë të vogël dhe shpëtuan babanë e saj dy orë më vonë, njoftoi agjencia e lajmeve IHA.

Ndërsa përgatiteshin ta dërgonin burrin në një ambulancë, ekipet e shpëtimit i thanë se vajza e tij ishte gjallë dhe po e çonin në të njëjtin spital për trajtim.

“Unë ju dua të gjithëve,” i tha ai ekipit të shpëtimit.

Dhjetëra mijëra njerëz mendohet se kanë humbur shtëpitë e tyre. Në Antakya, ish-banorët e një ndërtese të shembur u grumbulluan rreth një zjarri në natyrë gjatë natës së të enjtes, dukeu  mbështjellë me batanije për t’u përpjekur të qëndronin ngrohtë.

Serap Arslan, 45 vjeç, tha se shumë njerëz mbetën nën rrënojat e ndërtesës aty pranë, duke përfshirë nënën dhe vëllain e saj. Ajo tha se makineritë kishin filluar të lëviznin një pjesë të betonit vetëm të mërkurën.

“Ne u përpoqëm të hiqnim vetë rrënojat por për fat të keq përpjekjet tona kanë qenë të pamjaftueshme,” tha ajo.

Selen Ekimen fshiu lotët nga fytyra e saj ndërsa tha se prindërit dhe vëllai i saj ishin ende në rrënoja.

“Nuk kam dëgjuar asnjë zë prej tyre për ditë të tëra,” tha ajo. “Asgjë.”