Unë pres shumë nga përvoja dhe profesionalizimi i ministrit të ri të Shëndetësisë

Vana Jerliu Ramadani

Ndryshimet në politikë dhe udhëheqje janë të mira kur japin efekte pozitive në një shoqëri. Nga të gjitha ndryshimet politike, këto ditë, lajmi për emërimin e Dr. Rifat Latifit në krye të Ministrinë së Shëndetësisë, më gëzoi më së shumti.

Disa herë kam qenë kritike ndaj kësaj Ministrie, duke e parë gjendjen e shëndetësisë kosovare dhe mundimet e familjarëve të t`i dërguar për trajtim jashtë të afërmit e tyre, me shpenzime të shtrenjta dhe shpeshherë të pasuksesshme.

Shpresoj që gjërat do të fillojnë të ndryshojnë për të mirë që nga sot. Pres e besoj, gjithashtu që Dr. Latifi të bëjë ndryshime pozitive në shëndetësinë e Kosovës, sepse ndryshim është i nevojshëm, ashtu si në gjithë botën.

Industria e kujdesit shëndetësor duhet të evoluojë për të përmbushur nevojat e kohës dhe për të ofruar kujdes sa më të mirë për pacientët.

Ministri i ri i Shëndetësisë, me përvojën dhe profesionalizimin e tij, me një ekip të mirë mund të bëjë reforma efektive në sektorin e kujdesit shëndetësor, të cilat do të rezultojnë me shërbime më cilësore e kujdes më të mirë për të gjithë pacientët.

Uroj qe shëndetësia e Kosovës të bëhet në të ardhmen model për shërbime e udhëheqje në rajon.

Ministrit Latifi i uroj punë të mbarë dhe suksese!

(Autorja është magjistre e studimeve të varësisë dhe shëndetit mendor)