Në Kosovë janë 3.932 raste aktive me COVID-19
Numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 3.932. Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Instituti ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive.
“Numri total i rasteve pozitive është 11.130 raste nga 43.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 381 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.932.