Ndodhi e rrallë: Një grua italiane gabimisht merr 6 doza vaksine
Një gruaje të re italiane gabimisht iu dhanë gjashtë doza të vaksinës Covid të Pfizer-BioNTech të dielen (dje) dhe ajo është vënë nën përcjellje, në një spital në Toskana (qendrore), por ajo është me shëndet të mirë, njoftoi agjensia AGI të hënën.
Një infermiere bëri një gabim dhe në vend që t’i injektonte praktikantes mjekësore 23-vjeçare një dozë të vaksinës, infermierja i injektoi asaj tërë shishen, ekuivalente me gjashtë doza, thuhet sipas të njëjtit burim.
Sipas AGI, eksperimentimi me vaksinën e Pfizer-BioNTech për një mbidozë të mundshme është bërë në katër doza të injektuara në të njëjtën kohë, kështu që ky rast me gjashtë doza ishte i panjohur në literaturën mjekësore deri më sot. /MLH