Ushqimet që kujdesen për shëndetin e venave dhe arterieve
Ushqimi është një nga mjetet më të mira që kemi për përmirësimin e qarkullimit të gjakut, në këtë rast edhe të shëndetit të përgjithshëm të organizmit.
Duhet të kemi parasysh se nga funksioni i shëndetshëm arterial mund të parandalojmë hipertensionin arterial, sëmundjen e diabetit dhe për më tepër mund të përfitojë i gjithë sistemi kardiovaskular.
Ka shumë ndryshime në stilin e jetës që mund të bëjmë në lidhje me shëndetin e arterieve dhe venave, duke filluar nga menaxhimi i stresit, aktivitetet e rregullta fizike, ekspozimi më pak ndaj toksinave dhe një dietë e fokusuar në ushqimet antiinflamatore.
Hudhra, panxhari, brokoli, frutat e malit si: boronicat, manaferrat, avocado, specat e kuq pikant, kërpudhat, mishi i peshkut i pasur me omega-3, vaji i mëlçisë së merlucit i pasur me omega- 3, turmeriku, vaji i ullirit, domatja.
Ushqimet e pasura me vitaminë C si portokalli, limoni, ananasi, luleshtrydhet, specat, brokoli e fruta tjera citruse.
Shalqiri përmban sasi të larta të likopenit, i cili zakonisht merret për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe mund të përmirësojë qarkullimin.
Ushqimet e pasura me antioksidant si qaji i gjelbër, qershia, qepa, çokolata e zeze mbi 70 %, vera e kuqe e cila duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar.
Mandej rekomandohen arrat dhe bajamet, sepse janë të pasura me vitamina A, B, C dhe E si dhe magnez dhe hekur. Këto lëndë ushqyese kontribuojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Ushqimet të cilat duhet të largohen nga përdorimi apo të zëvendësohen për arsye se dëmtojnë qarkullimin e gjakut, janë: Kripa, sheqeri, alkooli, duhani.
Këtu hyjnë të gjitha ushqimet e shpejta, siç janë fast foodet
Mishi i përpunuar si sallamat, suxhuku, mishi i tymosur, proshuta, mish i konservuar, mishi i viçit me yndyrë, të kuqtë e vezës.
Pijet e gazuara, pijet energjike etj.
Karbohidratet e rafinuara, si mielli i bardhë, makaronat, orizi i bardhë, biskotat, ëmbëlsirat
Trans yndyrat margarina, buteri.
| Hani më pak… | Zëvendësoni me … |
| Gjalpë, margarinë e fortë, vaj palme, vaj kokosi, yndyra të dhjamit në gatim | Sasi modeste të vajrave vegjetale – vajra të ullirit ose lulediellit, vaj avokado, vaj misri |
| Mish me yndyrë, salsiçe, sallam, burger dhe produkte të tjera të mishit | Pjesë të mesme të mishit me pak yndyrë, pulë pa lëkurë dhe të gjitha llojet e peshqve |
| Patatina, pasta, çokollata, ëmbëlsira dhe biskota | Arrore, fruta të thata dhe të freskëta |
| Qumësht krem i plotë dhe prodhime të qumështit | Qumësht dhe prodhime të qumështit me pak yndyrë |
| Supa me krem dhe salca | Supa me perime dhe salca të domates |
| Pjekje – sidomos duke përdorur yndyrë të fortë (margarinë, gjalpë) | Zierje me avull, zgarë. Në rast të pjekjes ose tiganisjes, përdorni sasi të vogla të vajit vegjetal, si: vaj luledielli ose vaj ulliri |
Ushqimet që duhet zëvendësuar
- Zgjidhni ushqimin e zier ose të pjekur në skarë, në vend të ushqimit të skuqur kur hani në një
- restorant apo dhe kur ushqeheni në shtëpi.
- Konsumoni ujë dhe qumësht me yndyrë të ulët, në vend të pijeve të gazuara ose të ëmbla.
- Shërbehuni me desert frutash të përditshme (mollë të pjekur, dardhë ose një sallatë frutash stinore), në vend të ëmbëlsirave.
- Lexoni etiketat mbi përbërësit, për të gjetur ushqime më të ulëta në natrium.
- Mos përdorni shumë kripë kur gatuani. Në vend të saj, përdorni erëza për t`i shtuar shijen./mediafokus.info

