Ushqimet që kujdesen për shëndetin e venave dhe arterieve

Ushqimi është një nga mjetet më të mira që kemi  për përmirësimin e qarkullimit të gjakut, në këtë rast edhe të shëndetit të përgjithshëm të organizmit.

Duhet të kemi parasysh se nga funksioni i shëndetshëm arterial mund të parandalojmë hipertensionin arterial, sëmundjen e diabetit dhe për më tepër mund të përfitojë i gjithë sistemi kardiovaskular.

Ka shumë ndryshime në stilin e jetës që mund të bëjmë në lidhje me shëndetin e arterieve dhe venave, duke filluar nga menaxhimi i stresit, aktivitetet e rregullta fizike, ekspozimi më pak ndaj toksinave dhe një dietë e fokusuar në ushqimet antiinflamatore.

Hudhra, panxhari, brokoli, frutat e malit si: boronicat, manaferrat, avocado, specat e kuq pikant, kërpudhat, mishi i peshkut i pasur me omega-3, vaji i mëlçisë së merlucit i pasur me omega- 3, turmeriku, vaji i ullirit, domatja.

Ushqimet e pasura me vitaminë C si portokalli, limoni, ananasi, luleshtrydhet, specat, brokoli e fruta tjera citruse.

Shalqiri përmban sasi të larta të likopenit, i cili zakonisht merret për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe mund të përmirësojë qarkullimin.

Ushqimet e pasura me antioksidant si qaji i gjelbër, qershia, qepa, çokolata e zeze mbi 70 %, vera e kuqe e cila duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar.

Mandej rekomandohen arrat dhe bajamet, sepse janë të pasura me vitamina A, B, C dhe E si dhe magnez dhe hekur. Këto lëndë ushqyese kontribuojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Ushqimet të cilat duhet të largohen nga përdorimi apo të zëvendësohen për arsye se dëmtojnë qarkullimin e gjakut, janë: Kripa, sheqeri, alkooli, duhani.

Këtu hyjnë të gjitha ushqimet e shpejta, siç janë fast foodet

Mishi i përpunuar si sallamat, suxhuku, mishi i tymosur, proshuta, mish i konservuar, mishi i viçit me yndyrë, të kuqtë e vezës.

Pijet e gazuara, pijet energjike etj.

Karbohidratet e rafinuara, si mielli i bardhë, makaronat, orizi i bardhë, biskotat, ëmbëlsirat

Trans yndyrat margarina, buteri.

Hani më pak… Zëvendësoni  me …
Gjalpë, margarinë e fortë, vaj palme, vaj kokosi, yndyra të dhjamit në gatim Sasi modeste të vajrave vegjetale – vajra të ullirit ose lulediellit, vaj avokado, vaj misri
Mish me yndyrë, salsiçe, sallam, burger dhe produkte të tjera të mishit Pjesë të mesme të mishit me pak yndyrë, pulë pa lëkurë dhe të gjitha llojet e peshqve
Patatina, pasta, çokollata, ëmbëlsira dhe biskota Arrore, fruta të thata dhe të freskëta
Qumësht krem ​​i plotë dhe prodhime të qumështit Qumësht dhe prodhime të qumështit me pak yndyrë
Supa me krem ​​dhe salca Supa me perime dhe salca të domates
Pjekje – sidomos duke përdorur yndyrë të fortë (margarinë, gjalpë) Zierje me avull, zgarë. Në rast të pjekjes ose tiganisjes, përdorni sasi të vogla të vajit vegjetal, si: vaj luledielli ose vaj ulliri

 Ushqimet që duhet zëvendësuar

  • Zgjidhni ushqimin e zier ose të pjekur në skarë, në vend të ushqimit të skuqur kur hani në një
  • restorant apo dhe kur ushqeheni në shtëpi.
  • Konsumoni ujë dhe qumësht me yndyrë të ulët, në vend të pijeve të gazuara ose të ëmbla.
  • Shërbehuni me desert frutash të përditshme (mollë të pjekur, dardhë ose një sallatë frutash stinore), në vend të ëmbëlsirave.
  • Lexoni etiketat mbi përbërësit, për të gjetur ushqime më të ulëta në natrium.
  • Mos përdorni shumë kripë kur gatuani. Në vend të saj, përdorni erëza për t`i shtuar shijen./mediafokus.info