Ushtari i TMK’së që e barti arkivolin e Ibrahim Rugovës, sot është komandant i një kazerme elitare të FSK’së

Ushtari i TMK’së që e barti arkivolin e Ibrahim Rugovës, sot është komandant i një kazerme elitare të FSK’së, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Bëhet fjalë për komandantin e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK’së në Gjilan, nënkolonel Albert Kuqi.

Ky Regjiment për momentin është në fazën e ngritjes së kapaciteteve operacionale për të përmbushur misionin, që  nënkupton mbrojtjen  e territorit me operacione sulmuese, vijon Mediafokus.info.

Përndryshe, Albert Kuqi ka qenë ushtarë i UÇK’së në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i cili ka luftuar për lirinë e Kosovës deri në hyrjen e forcave të NATO’s./Mediafokus.info/

Në foton e mëposhtme: Albert Kuqi, i pari, në të djathtë. (GettyImages)

Foto e mëposhtme: Albert Kuqi, komandant i Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK’së në Gjilan