“Ushtria serbe s’do hyjë në Kosovë”/ Xhaçka reagon për tensionet: Kurti e Vuçiç të bisedojnë
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar sërish lidhur me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe i ka kërkuar BE e SHBA që të bëjnë të mundur uljen në bisedime të liderëve të të dyja vendeve.
Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka shprehet se duhet të hiqet dorë nga retorika e luftës dhe se Serbia duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë se Kosova është një shtet i pavarur.
“As ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesat e njerëzve të zakonshëm.


 
 
						 
						