Shala në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se në VV aktivistët përgatiteshin se si të kacafyteshin me policët.

“Unë i kam parë Adriatik. Foto qysh me u rrehë me policin. Ushtrime fizike kanë bërë, e vërtetë kjo është”, deklaroi ai në Klan Kosova, përcjellë periskopi.

Kujtojmë, se në të kaluarën jo rrallë ka ditur të eskalojë situata në protestat e LVV-së.

E cak i sulmit, ishin pikërisht policët që ruanin rendin gjatë protestës.

Shumë prej tyre pësuan lëndime të rënda trupore, e ka pasur prej atyre që është dashur të shkojnë edhe jashtë vendit për shërim.