Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij, arrestohet gjilanasi

Mbrëmë është arrestuar një person pasi që ai kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Rasti ka ndodhur në Gjilan në orën 19:00.

“Gjilan 22.03.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij, viktimave femra. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.