Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën

Luiza Duraku, një vajzë e lindur në Haraçinë të Shkupi, që jeton dhe vepron në Bruksel, në zgjedhjet e fundit lokale në Belgjikë ka fituar numër të madh të votave dhe në bazë të renditjes ka marrë pozicionin e nënkryetares në Komunën e Anderlecht-it.

Luiza është shqiptarja e parë në Komunën e Anderlecht-it që ka marrë një pozitë kaq të lartë.

Por jo vetëm!

Ajo nuk është e vetmja shqiptare, sepse edhe në Komunën Evere, gjithashtu të njëjtën pozitë ka marrë edhe Habibe Duraku, e cila është rizgjedhur për herë të dytë në pozitën e nënkryetares në Komunën Evere.

Ajo që e bën të veçantë lajmin është fakti se ato janë kushërira mes vete dhe politikisht të angazhuara në Partinë Socialiste të Belgjikës. /Albinfo.ch