Dosti: Vajzat shqiptare, sidomos në Kosovë, ‘vriten’ që në muajin e tretë
(Burrat kanë frikë se tallen nga gratë. Gratë kanë frikë se vriten nga burrat! – Margaret Atwood)
Rasti i Ferizajt ka tronditur thellë edhe dietologen e njohur shqiptare, Diola Dosti.
‘Vajzat shqiptare, sidimos në Kosovë, ‘vriten’ në muajin e tretë’ – ka thënë ajo.
Postimi i plotë:
E tronditur me ngjarjen në Ferizaj!
Vajzat shqiptare (sidomos në Kosovë), ‘vriten’ që në muajin e tretë, pikërisht kur merret vesh gjinia e tyre.
Nuk e harroj kurrë mërzitjen dhe shfryrjen e pakënaqësisë e ish familjarëve kur morën vesh gjininë e vajzave të mia!!!!
Investoni në trurin e vajzave tuaja (se çunat i keni vetë merak)!
Ndryshoni mendësinë! Mos ju rrisni në hava nivelin testikular djemve tuaj! Se mund të përfundojnë me të vetmin nivel arritjesh përgjithmonë!
Ngushëllime të sinqerta familjarëve!
E juve që mërziteni kur lind një vajzë, Zoti ju lëntë me dy testikuj në vend të sistemit nervor, tërë jetën!!!

