Vaksinimi, kusht për regjistrim në klasën e parë
Kanë mbetur edhe disa javë kur shkollat do të hapin dyert për nxënësit të cilët do të regjistrohen në klasë të parë.
E në mesin e dokumenteve të cilat duhet të dorëzohen, prindërit duhet të sjellin edhe vërtetim për vaksinim.
Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nxënësit duhet të vaksinohen paraprakisht, në të kundërtën ata nuk mund të regjistrohen.
Ministria e Shëndetësisë në maj të vitit 2024 kishte bërë publike qarkoren informative përmes së cilës obligonte prindërit të vaksinojnë fëmijët para regjistrimit në klasë të parë.

