Valdrin Halimit ia pranon sfidën për cover legjenda e rokut, Naser Berisha

Legjenda e rokut gjilanas, Naser Berisha, ia ka pranuar sfidën rokerit Valdrin Halimi, për të bërë cover në këtë kohë të lirë kur njerëzit po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, si formë preventive kundër coronavirusit.

Berisha e ka kënduar këngën e rok bendit legjendar 403, duke iu përgjigjur ftesës së Halimit, ndërkohë që i ka bërë tre nominime, shkruan Mediafokus.info.

“Rri n’Shpi Challenge• e pranova prej Valdrinit edhe Korabit, dhe me qef e këndova këtë kangë të “403”. E une do t’i nominojë: Barlet Isa Qerimi, Naser Ibrahimi, Mevludin Shabani, edhe Reshatin (se qe nja 40 vjet njihemi e qe nja 35 bajmë muzikë bashkë) e kurrë nuk e kam ni tuj knue 😂 #Covid19Gjilan #cover #show #perfomance #artists 💙💙 STAY SAFE💙💙”, është mbishkrimi i Berishës, duke ia bashkangjitur coverin e këngës së 403-shave.

Përndryshe, rokeri i njohur gjilanas, Valdrin Halimi, e ka zgjedhur ta bëj cover këngën e famshme të rock grupit britanik Coldplay “Don’t Panic”, ndërkohë që ka nominuar edhe Korab Kallaba Diana Toska, Mevlud Rahimaj, Bashkim Kerqeli, Dëfrim Behluli, Elbasan Krasniqi, Albina Jakupie Flaka Baliun./Mediafokus.info/

Ja coveri i legjendës së rokut, Naser Berisha: