Valdrin Sahiti: Pas vaksinimit, kam ethe, temperaturë, plogështi
Dizajneri i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, i cili është vaksinuar kundër virusit Covid-19, ka thënë se po përballet me efektet e vaksinës, ethe, temperaturë e kokëdhembje.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Per te gjithe qe me kane shkruar ne lidhje me vaksionimin:). Po, po kaloj neper pas efektin e vaksines:… ethe, temperature, plogeshti shume e madhe, kokedhembje dhe simptoma te tilla…. kjo mbase se kam kaluar COV-19 por gjithesesi qendroj me mendimin qe cdo simptome nga vaksina eshte me e arsyeshme dhe efikase sesa mos vaksionimi”, shkroi Sahiti.


