Valon Syla – diasporës: “810 mijë kosovarë i kaluan pushimet në Shqipëri, o gërrnaça”
Publicisti kosovar, Valon Syla, ka vazhduar kritikat ndaj shqiptarëve që jetojnë në diasporë, raporton Mediafokus.info.
Ai ka shkruar se mbi 810 mijë kosovarë kanë kaluar pushimet në Shqipëri, duke shtuar se ata nuk po thonë sikur diaspora ne stilin ‘po ju majmë me pare’.
“Mbi 810 mijë kosovarë kanë kaluar kufirin për pushime në Shqipëri. Kosovarëve nuk ju ndihet zëri duke thënë se e mbajnë Shqipërinë me pare në sezonë turistike, sikur këta gërrnaçat e diasporës që fjalën e parë e kanë po ju majmë me pare, për dy javë turizëm që vinë në Kosovë”, ka shkruar Syla, në profilin e tij në Facebook.
“A pe vëreni dallimin o gërrnaça. Nuk bohet llaf knaqësia e shpenzimeve personale, familjare dhe e pushimit. Fundja ska nderë kur e përmend. Ani kur pi përmendin edhe dhëmbët që i ndreqin në Kosovë, bon’ be njeri që hatri jonë po i ndreqin… shani tash, se tjetër sdini”, ka shtuar Syla./Mediafokus.info/