Valon Syla e pyet mërgimtarin: A je diasporë a gërrnaç?

Një mërgimtar me emrin Blerim Gashi kishte kërkuar që Valon Syla të shpallet person “non grata”.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në Debat Plus, Gashi thotë se skena e rrahjes së Valon Sylës mund të jetë inskenuar.

“Kjo mund të jetë pjesë e lojës së Valonit. Ky është komedian i mirë, i nevojitet për llajk”, i thotë Gashi.

“Dmth na po rrejmë këtu. A je diasporë apo gërrnaç?”, i thotë Valon Syla-Gashit.

Derisa Gashi i kërkoi që ta ndalojë këtë gjuhë të fyerjes.

“Valon të kisha kërku publikisht me ndalu këtë gjuhë të fyerjes, këtë gjuhë të rrugaçit”, i tha Gashi.

Syla është sulmuar dje rreth orës 12:00 në lagjen Pejton në Prishtinë. Madje në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.