Valon Syla: Edhe shtypi zviceran i paska identifiku gërrnaçat

Publicisti dhe gazetari i njohur kosovar, Valon Syla, ka vazhduar të merret me mërgatën, një pjesë të të cilëve ai i quan ‘gërrnaça’, transmeton Mediafokus.info.

Duke iu referuar tabliodit Blick, i cili u ka bërë thirrje shqiptarëve për t’u vaksinuar, Syla ka thënë se edhe shtypi zviceran i paska identifiku gërrnaçat.

“Tabloidi zviceran i drejtohet gërrnaçave shqiptarë, serbë, eritreanë me porosinë ju lutem vakcinohuni… i paska identifiku edhe Zvicrra, që s’marrin vesh…Me ja u qit at boksin e sheshit te ambullantat zvicerane nashta shkojnë… 😂😂😂”, shkruan Syla.